Mes incidentesh, mbyllet në barazim ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës (VIDEO)

Mes incidentesh të cilat dërguan që dy herë të ndërpritet loja, është mbyllur me barazim ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Çairit, bëri që tifogrupi Shfercerat të ndjejnë rahatinë me çka shpërthyen duke shkaktuar edhe incidente.

Ndërprerja e parë erdhi si rezultat i lëshimit të mjeteve piroteknike, të cilat bënë që stadiumi të mbushet i tëri me tym. Kurse ndërprerja e dytë erdhi nga hedhja e mjeteve të forta në fushën e lojës – kanaçe dhe shishe plastike.

Pas kësaj, ndërhynë edhe forcat speciale, të cilat përcollën futbollistët e Shkëndijës gjatë daljes.

Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, përkatësisht KF Shkupi dhe KF Shkëndija e përmbyllën këtë ndeshje me rezultat 1-1./TV21


Shtuar 8.12.2021 17:18