Dani Olmo është një nga mesfushorët më të kërkuar në afatin kalimtar veror, derisa e ardhmja e tij duket larg RB Leipzig.
Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga skuadra gjermane në verë edhe pse ka kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2027.
Klauzola e largimit e tij prej 60 milionë eurove ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të alarmohen dhe të kërkojnë transferimin e tij gjatë verës.
Megjithatë janë tre top klube që po shihen si favoritë para të tjerave për të nënshkruar me reprezentuesin spanjoll.
Manchester City i ka vënë sytë Olmos në lidhje me largimin e mundshëm të Kevin de Bruyne, i cili ka marrë oferta joshëse nga ekipe në Arabinë Saudite.
Pep Guardiola e sheh spanjollin si zëvendësuesin ideal për të ruajtur kreativitetin dhe dinamizmin në mesfushën e skuadrës.
Nga ana tjetër Barcelona e konsideron Olmon si një pjesë kyçe për të përforcuar krahët e saj dhe pozicionin e sulmit.
Hansi Flick, trajneri i Barçës, është një admirues i madh i lojtarit dhe beson se krijimtaria dhe vizioni i tij për lojën do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në skemën e tij taktike.
Me nevojën për t’u rinovuar dhe për t’i dhënë më shumë thellësi skuadrës së saj, Barça është e gatshme të bëjë një përpjekje të konsiderueshme për të rikthyer Olmon, i cili pati një periudhë të shkurtër në sistemin e të rinjve të klubit katalanas.
Edhe Bayern Munich është në garë për spanjollin e talentuar. Vincent Kompany, trajneri aktual i Bayernit, e sheh Olmon si një nënshkrim strategjik për të formuar një sulm vdekjeprurës së bashku me Jamal Musiala dhe Harry Kane.
Admirimi i Kompany për stilin e lojës së Olmos përforcon interesin e gjigantit bavarez për të marrë shërbimet e tij.
26-vjeçari ka pranuar se do të largohet nga Leipzig për të bërë një hap të madh në karrierë, derisa Barcelona, Man City dhe Bayern Munich pritet që njëra nga to të jetë skuadra e ardhshme e spanjollit. /Telegrafi/