Më shumë jashtë fushe se brenda, Neymar me kontratë stratosferike

PSG theu rekordin e transferimeve kur nënshkroi me brazilianin Neymar, duke paguar mbi 200 milionë euro për të.

Sulmuesi dëshironte kalimin tek PSG, për të dalë nga hija e Leo Messit. Por, që nga transferimi i tij tek parisienët, Neymar ka luajtur vetëm 45% të ndeshjeve në Ligue 1, që i bie 71 ndeshje dhe ka shënuar 87 gola.

Megjithatë, pavarësisht lëndimeve dhe ndeshjeve të humbura, ky transfer në aspektin profitabil nuk ka mundur të ishte më mirë për ish-sulmuesin e Barcës.

Sipas El Mundo, Neymar deri më tani i ka kushtuar Parisit afër gjysëm-milioni euro, apo më saktësisht 489 milionë. Paga e tij aktuale është 43.4 milionë, ndërsa sezonin tjetër do të përfitojë 50.6 milionë.

Neymar mund të largohet nga PSG dhe mos t’i fitojë këto para, por me këtë kontratë duket pak e mundur një gjë e tillë.


Shtuar 5.09.2021 09:59