“Më kanë ngacmuar meshkuj mbi 40 vjeç”, Alesia Bami habit me deklaratën e saj

Moderatorja e njohur sportive, Alesia Bami ka treguar se në disa raste ka ndodhur që e kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç duke habitur me deklaratën e saj:

“Absolutisht duhet ta frekuentojnë 40 vjeçarët në clube. Përderisa nuk na cenojnë padyshim e kanë të drejtën e botës për të qenë aty. Ne nuk bezdisemi vetëm në clube, ka të bëjë me tipet e personave.

Në rrugë, në kinema, hasemi kudo, në të gjitha hapësirat. Sigurisht edhe mua më ka ndodhur, ka disa tipe njerëzish që nuk kanë mendtë në kokë dhe sigurisht që ngacmojnë. Janë vajzat ato që duhet t’u tregojnë vendin.”, deklaroi moderatorja, Alesia Bami në “E Diell”.


Shtuar 20.09.2021 13:03