Disa javë më parë u tha se futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, dhe partnerja e tij, Belkiz Kera do të bëheshin prindër për herë të dytë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë dyshja ditën e sotme dhe madje kanë zbuluar gjininë e fëmijës.
Belkiz ka ndarë në rrjete sociale disa foto dhe video të realizuara gjatë festës së organizuar për bebushin e dytë që do të vijë në jetë së shpejti. Në këtë festë ata shihen përkrah vogëlushit të tyre Tian, i cili ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë bashkë me mamin dhe babin.
Miloti dhe Belkiza do të bëhen sërish prindër të një djali dhe ata duken shumë të lumtur në pamjet e publikuar në Instagram.
“Tian a je gati të bëhesh vëlla i madh?”, ka shkruar Belkiza në videon e zbulimit të gjinisë.
View this post on Instagram
Kujtojmë se në maj të vitit 2020-të super ylli i Kombëtares së Kosovës u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalin e parë, Tianin, që ka ndryshuar totalisht jetën e tyre.
Ndërkaq në shtator të 2019, Milot Rashica, u kurorëzua me martesë me partneren e tij Belkiz Kera. Çifti u fejua që në vitin 2015 dhe pas 4 vitesh fejesë, vendosën të martohen.