Mbylli ndeshjen dy herë para kohe, rrëfehet gjyqtari: Zoti më tha ta ndaloja

Gianni Sikazve, gjyqtari që bëri skandal me vendimet e tij në Kupën e Afrikës në ndeshjen mes Malit dhe Tunizisë, ka rrëfyer gjithçka pse e bëri atë.

Lojtarët e Malit mundën 1:0 Tunizinë dhe arbitri i Sikazve shkaktoi një skandal të rëndë, i cili padyshim do të hyjë në analet e sportit, pasi mbylli ndeshjen pa skaduar koha. Dhe jo një herë, por dy herë!.

Ai fillimisht e ndërpreu në minutën e 85-të, por më pas e kuptoi se duhej të luante akoma, ndaj hera e fundit që fishkëlliu ishte në minutën e 89-të!

Ai u desh të largohej nga fusha nga siguria, për shkak të sulmit të lojtarëve dhe trajnerit të Tunizisë, dhe Sikazve tani i shpjegoi vendimin e tij.

“Mjekët më thanë se temperatura e trupit nuk ishte e mirë. Po të kishte kaluar edhe pak kohë, do të kisha përfunduar në koma dhe ky do të ishte fundi i jetës time. Zoti më tha të ndaloja ndeshjen. Më shpëtoi”, tha Sikazve përa BBC-së.


Shtuar 2.02.2022 17:24

Tags: