Mbaron takimi Vidal-Inter, kiliani bën valixhet gati për në Brazil

Pak çaste më parë ka përfunduar takimi mes drejtuesve të Interit, Vidal dhe agjentit të tij.

Tema e diskutimin ishte shkëputja e kontratës të mesfushorit kilian me klubin e Interit. Duket se të dyja palët kanë rënë dakort për të dhënë divorcin së bashku.

Vidal do të përfitojë 4 milionë euro nga Interi si “gjobë” për arsye të shkëputjes së kontratës. Mesfushori kilian do të bashkohet shumë shpejtë me Flamengon në Brazil.

Inter ka bërë njoftimin zyrtar për largimin e Vidal.

” FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së mesfushorit kilian, Arturo Vidal . Klubi dëshiron të falënderojë Arturo për dy vitet e tij në ekipin zikaltër, duke kulmuar me pushtimin e tre trofeve”. Ky është njoftimi i rëndësishëm zyrtar për shtyp i përdorur nga klubi zikaltër për të njoftuar divorcin me mesfushorin kilian, aventura e re profesionale te Flamengo është gati për të. / h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 20:29