Pas përfundimit të seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi, u ndal për të zhvilluar një bisedë me protestuesit e mbledhur përpara ambienteve të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.
Ajo u sugjeroi të pranishmëve që ta organizonin dhe strukturonin lëvizjen e tyre, duke i paralajmëruar njëkohësisht që të mos ndiqnin modelin e funksionimit të partive politike.
Të lidhura
None found
Diskutimi u shoqërua më pas me replika mes Kryemadhit dhe një protestuesi, me në qendër partitë, votën dhe marrëdhënien e politikanëve me qytetarët.
Pjesë nga biseda:
Monika Kryemadhi: Më dëgjoni vetëm një çast, duke u nisur nga përvoja që kam. Po ju jap një këshillë personale: organizohuni! Nëse nuk krijoni një strukturë, do të mbeteni shumë pak.
Protestuesi: Me kë duhet të organizohemi?
Monika Kryemadhi: Me njëri-tjetrin… Atëherë, sipas kësaj, të gjithë shqiptarët qenkan hajdutë.
Protestuesi: Jo, janë partitë ato që përçajnë.
Monika Kryemadhi: Kjo është puna e partive, partia nuk të do ty. Si mendon ta mbash ti?
Protestuesi: Urdhëro!
Monika Kryemadhi: Si arrin televizioni ta mbajë gjithë atë godinë të madhe?
Protestuesi: Me paratë e popullit.
Monika Kryemadhi: Atëherë, si u bë ai? Nga populli.
Protestuesi: Edhe ti nga populli je bërë, për të thënë të drejtën.
Monika Kryemadhi: Jo, mua nuk më ka bërë populli, por shoqëria. Populli nuk më ka votuar.
Protestuesi: Me shoqërinë na keni vjedhur të gjithë së bashku.
Monika Kryemadhi: Jo, jo. Mua më ka dhënë votën shoqëria ime, jo populli.
Protestuesi: Por votën ia ke kërkuar popullit.
Monika Kryemadhi: Ti më ke votuar? Unë ia kam kërkuar votën shokut tim dhe jo popullit. Po ti, përse vjen këtu?
Protestuesi: Çfarë është kjo puna e shoqërisë? Mirë që e thua, sepse nxjerr keq veten.
Monika Kryemadhi: Populli ia ka dhënë votën Edi Ramës.
Protestuesi: Nuk ia ka dhënë Edi Ramës; ai e ka vjedhur votën.
