Gjermania në alarm nga “malaria e aeroportit”, 8 raste dhe dy viktima në Frankfurt

Një seri rastesh me malarie në Frankfurt ka ngritur alarmin te autoritetet shëndetësore gjermane, ndërsa kjo sëmundje konsiderohej prej kohësh si diçka e së kaluarës në Europën Perëndimore.

Të lidhura

None found

Prej muajit korrik, në qytet janë konfirmuar tetë persona të prekur dhe dy prej tyre kanë humbur jetën. Dy rastet më të fundit janë zbuluar në Schwanheim, zonë e cila gjendet pranë aeroportit të Frankfurtit.

Po hetohet një lidhje e mundshme mes infektimeve dhe aeroportit, pasi disa prej të prekurve kanë punuar atje. Një nga pistat e shqyrtuara është që mushkonja të infektuara të kenë mbërritur me avionë nga vende ku malaria është e përhapur. Nëse arrijnë të mbijetojnë dhe të pickojnë njerëz të tjerë, ato mund të përhapin parazitin përgjegjës për sëmundjen. Ky rast transmetimi quhet “malaria e aeroportit”.

Malaria është një sëmundje infektive që përhapet kryesisht nga pickimi i mushkonjave të infektuara. Shenjat e para mund të duken të ngjashme me ato të gripit ose të një infeksioni në traktin gastrointestinal.

Temperatura e lartë, të dridhurat, dhimbjet e kokës dhe të trupit, së bashku me shqetësimet gastrointestinale, janë ndër simptomat që shfaqen më shpesh. Malaria tropica, forma më e rëndë e sëmundjes, mund të shkaktojë vdekje nëse diagnostikimi dhe trajtimi nuk kryhen në kohë.


Shtuar 17.09.2026 13:01

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis