Ish-mbrojtësi i Italisë dhe Interit, Marco Materazzi, bëri shaka duke thënë se shpreson që Roma të vazhdojë të fitojë çdo ndeshje të mbetur të sezonit, por vetëm pasi ata të përballen me Nerazzurrët në Stadio Olimpico sot (e shtunë) në mbrëmje.
Ish-bashkëlojtari i tij te Italia dhe fituesi i Kupës së Botës 2006, Daniele De Rossi do të jetë në garë për ndeshjen e tij të katërt në Serie A në krye të Romës së tij të dashur, kur liderët e ligës Interit, nën drejtimin e Simone Inzaghit, vizitojnë kryeqytetin italian me fillim nga ora 18:00.
Roma ka shijuar tre fitore radhazi nën drejtimin e De Rossit pas ndarjes me Jose Mourinhon në mes të janarit, por Interi do t’i sigurojë trajnerit të ri testin më të madh të karrierës së tij deri më sot.
Për këtë derbi të javës në Serie A ka folur është ish-mbrojtësi Materazzi, i cili beson se Interi do t’ia ndërpres serinë pozitive Romës.
“Për Romën. është testi i parë i vërtetë, sigurisht që nuk do të jetë as një shëtitje në park për Interin”.
“Le ta bëjmë këtë, por shpresoj që Roma të fitojë çdo ndeshje nga java e ardhshme”, ka thënë Materazzi për Gazzetta dello Sport.
Ndryshe, Materazzi ka treguar gjithashtu se e ka ‘lutur’ disa herë De Rossin te bashkohet te Interi në kohën sa ishin futbollistë aktiv. /Telegrafi/