Duke folur në konferencën për shtyp gjatë takimit të aksionerëve të Interit, Marotta ka folur rreth merkatos së ekipit të tij në janar.
“Merkatoja e janarit? Do të shtojmë lojtarë të rinj vetëm nëse janë qartësisht më të fortë se këta që kemi. Grupi aktual i ekipit është homogjen.
Për ne ka rëndësi grupi i fortë dhe jo lojtarët individualë, por do të shohim”, është shprehur drejtori sportiv i Interit./ h.ll/albeu.com