Marotta mposht Covid-19, i futet direkt punës për rinovimin me Lautaron

Drejtori sportive  i Interit, Guiseppe Marota ka arritur të mposhtë Covid-19.

Gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë, pasi prej ditësh ishte shtruar në spital.

Por, tani Administratori i deleguar është liruar nga spitali Humanitas ku qëndronte nën përkujdesjen e mjekëve.

Menjëherë me rikthimin e tij, ai do fillojë punën.

Sipas Tuttosport, në ditët e ardhshme ai do punojë për arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Lautaro Martinez.

Marrëveshja do zgjasë deri në vitin 2024 me 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Në kontratë do ketë edhe një klauzolë prej 111 milionë eurosh për çdokënd që dëshiron ta blejë atë. Nga shitja eventuale e Lautaros, Racing Avellaneda do përfitojë 10%.


Shtuar 21.03.2021 11:09