Maroku dominoi sfidën çerekfinale kundër SHBA-së dhe arriti një fitore bindëse 4-0 në Paris, duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e turneut.
Marokenët vazhdojnë të besojnë tek mrekullia, duke synuar një medalje olimpike për herë të parë në turneun e futbollit për meshkuj.
Pasi mbylli në vendin e parë një grup që përfshinte Argjentinën, Maroku tregoi forcën edhe në ndeshjen me eliminim ndaj SHBA-ve.
Rahimi zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Akhomach, Hakimi dhe Maouhoub. Maroku do të përballet me fituesin e sfidës Japoni-Spanjë në gjysmëfinale.