Te Milani marin “frymë lirisht” pasi Sandro Tonali nuk ka dëmtim serioz.
Mesfushori mbetet në dyshim vetëm për ndeshjen hapesë ndaj Udineses, ndërsa është i sigurtë përballë Atalantës.
Testet mjekësore të zhvilluara ditën e sotme përjashtuan një dëmtim të rëndë për italianin që mund të rrezikonte të mungonte rreth një muaj.
Gjendja e tij fizike do të monitorohet çdo ditë, por 22-vjeçari mbetet në dyshim për ndeshjen e parë të sezonit të Milanit në Serie A kundër Udineses të shtunën./albeu.com