Marcelo: E ardhmja? Do e merrni vesh në Instagramin tim

Marcelo, gjatë konferencës së lamtumirës në Real Madrid, ka folur për marrëdhënien e tij me klubin.

“Unë nuk ndihem si legjendë, nuk e kam problem të largohem nga kjo skuadër dhe gjithmonë do të bëj tifo për “Los Blancos”. Nuk doja një kontratë një apo dyvjeçare për keqardhje.”

Anësori brazilian foli edhe për të ardhmen e tij: “ A do të shkoj në Turqi? Kur të ketë lajme do t’i komunikoj përmes Instagramit.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 15:24