Mario Mandzukiç duket se nuk ka ndërmend të shkëputet nga bota e futbollit.
35-vjeçari i cili tashmë i ka varur këpucët, është gati të nisë një aventurë të re në botën e futbollit. Ai do të jetë pjesë e stafit e Kroacisë me Zlatko Daliç.
“Kur fola me të, u binda nga angazhimet dhe dëshira që Mario shfaqi. Ai ishte i gatshëm të më ndihmonte dhe unë jam shumë i lumtur tashmë ta bëjë pjesë të stafit tim. Mendoj se do t’i ndihmojë shumë lojtarët sidomos ata të rinjtë, do të përfitojnë shumë nga eksperienca e tij”, është shprehu tekniku i kombëtares kroate./h.ll/albeu.com