Manchester United shkarkon trajnerin Erik ten Hag

Erik ten Hag nuk do të jetë më trajner i Manchester Unitedit pas finales së të shtunës në Kupën FA ndaj Manchester Cityt.

Sipas The Guardian, Manchester United ka vendosur të shkarkojë Erik ten Hag pas ndeshjes finale të së shtunës.

The Guardian shton se rezultati i ndeshjes finale të Kupës FA kundër Manchester Cityt nuk do të ketë asnjë ndikim në të ardhmen e holandezit.

Pronaret e ekipit besojnë se asnjë rezultat nuk mund të ndryshojë pamjen e përgjithshme të zymtë të sezonit 2023/24.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford duket se tashmë janë e bisedime për pasuesin e holandezit.

Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Kieran McKenna, Graham Potter dhe Thomas Frank janë identifikuar si zëvendësues të mundshëm.


Shtuar 24.05.2024 16:22