Më në fund, pas disa viteve dhe shume shpenzimeve për repartin e mbrojtjes, “citizens” ofrojnë siguri.
” Rivali mund të shënojë nga pjesët e vendosura ose në kundërsulm, por ai do të ketë më pak opsione pa top . Ju nuk mund të fitoni nëse pranoni shumë,” tha Guardiola.
Qendra e mbrojtjes Stones –Dias ka qënë thuajse e pakapërcyeshme këtë sezon. Në 1670 minuta së bashku ato regjistrojnë thuajse statistika binjake.
“Ne pësuam vetëm një gol ndaj Portos. Isshte mbresëlënëse dhe një hap i pabesueshëm përpara për ekipin. Të gjithë vrapojnë, por është e rëndësishme të kuptojmë se ne mbrohemi me top. Duhet të jemi agresivë,” theksoi Pep
Numrat mbrojtës të “citizens” janë rekord: në tetë ndeshje, gjashtë në fazën e grupeve dhe dy në raundin e dytë , ata kanë pësuar vetëm një gol. /albeu.com.