Man.City në gjysmëfinalen e FA Cup, Guardiola: Nuk kemi fituar ende asgjë

Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Evertonit.

Trajneri i “citizens”, Pep Guardiola ka folur pa ndeshjes duke i kërkuar lojtarëve të ulin kokën dhe të punojnë fort, pasi ende nuk kanë fituar asgjë.

“Kanë qenë katër muaj të çuditshëm, kemi fituar 25 ndeshje nga gjithsej 26”, tha ai.

“Tani jemi në gjysmëfinale dhe jemi në garë ende për katër tituj tjerë”, shtoi ai.

“Evertoni u mbrojt mirë, kemi vuajtur paksa deri sa kemi shënuar golin”, tha Guardiola.

“Ajo çka kemi bërë se fundmi është e mrekullueshme, por nuk kemi fituar ende asgjë, kështu që duhet të koncentrohemi e të shohim se ku do të shkojmë në fund të sezonit”, përfundoi Pep Guardiola. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2021 23:52