DFB po piketon trajnerët e mundshëm, Rummenige “kyç” Hansi Flick

Shefi i Bayern Munchen, Kar-Heinz Rummenigge e ka në plan ta bllokojë largimin e Hansi Flick.

Kombëtarja e Gjermanisë do të mbetët pa trajnerin, Joachim Low pas Kampionatit Europian që mbahet gjatë kësaj vere.

 

 

Menjëherë pas këtij informacioni, DFB (Federata e Gjermanisë) ka nisur të ‘peshkojë’ për gjetjen e trajnerit të ri.

Emri më i përfolur është ai i Hansi Flick, trajneri i Bayern Muchen.

Megjithatë siç shkruan Bild.de, shefi i bavarezëve e ka në plan ta bllokoj largimin e Flickut që do të thotë se DFB-ja duhet të gjejë trajner diku tjetër

Kujtojmë që në listën e kandidatëve është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Shtuar 20.03.2021 11:03

Tags: ,