Lojtari i Anglisë, Harry Maguire, është kritikuar për festën e tepruar kur shënoi gol ndaj Shqipërisë, në kohën kur ka bërë gabime dhe humbje të shumta me Djajtë e Kuq.
Komentuesi i futbollit, Roy Keane, e ka quajtur ”të turpshëm” festën e Harry Maguire pasi mbrojtësi hapi serinë e golave teksa Anglia mposhti Shqipërinë 5-0.
Kapiteni i Manchester United është vënë nën kritika javët e fundit pas një sërë gabimesh dhe humbjeve ndaj Leicester, Liverpool dhe Manchester City.
Klubi i Old Trafford gjithashtu nuk ka arritur të mbajë portën e pastër në 14 ndeshjet e fundit në shtëpi, shkruan Eurosport, përcjell Klankosova.tv.
Dhe ndërsa Maguire u dërgoi një mesazh kritikëve të tij pasi shënoi, duke mbajtur duart te veshët, Roy Keane tha se një gol kundër Shqipërisë nuk mjaftonte për të kompensuar paraqitjet e tij të fundit.
“Ai mendon se po i mbyll gojën kritikëve, por unë mendoj se është e turpshme”.
Sa i përket Maguire, mbrojtësi këmbënguli se festimi ishte instinktiv dhe jo një mesazh për kritikuesit e tij.
“Festimi ishte një rrëshqitje e gjurit, thjesht më erdhi natyrshëm”, tha ai.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të shënosh për vendin tim. Nuk i drejtohej askujt, thjesht erdhi natyrshëm për ta bërë këtë dhe për të hapur rezultatin për Anglinë dhe për të marrë tre pikët e rëndësishme”.