Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire së fundmi ka folur edhe për trajnerin e ri të skuadrës, Eric Ten Hag.
Holandezi do të nisë sot aventurën e tij me “Djajtë e Kuq” në Premier League në “Old Trafford”.
Maguire është shprehur se tekniku i ri ka sjellë energji pozitive në skuadër.
“Ka qenë shumë mirë, padyshim një fillim i ri pas sezonit të kaluar.
Ten Hag ka sjellë shumë energji pozitive dhe djemtë e kanë kuptuar shumë mirë deri tani”, tha anglezi.
Sot me fillim nga ora 15:00, Man United do të pres në ‘Old Trafford’ Brightonin, në kuadër të ndeshjes së parë në Premier Ligë./albeu.com