Romelu Lukaku u takua sot me Tuchel dhe drejtuesit e tjerë të klubit anglez për të folur rreth intervistës së tij. Fjalët që Lukaku shprehu në media shkaktuan shumë zhurmë.
Përballja midis palëve pas stuhisë së shkaktuar nga sulmuesi belg, u realizua në qetësi totale jashtë mediave.
Chelsea nuk dëshiron të humbasë Lukakun pasi për këtë të fundit i pagoi Inter-it 115 milion euro për ta transferuar në Angli. Situata është qetësuar dhe Romelu Lukaku do të grumbullohet në ndeshjen ndaj Tottenham-it, pasi lundër Liverpool-it ai u la jashtë nga Tuchel./ h.ll/albeu.com