Lukaku drejt largimit, tifozët “zikaltër” në protestë: Premtimet duhet mbajtur

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku po lidhet më një transferim tek Chelsea për një shumë “stratosferike”.

Chelsea ka ofruar 130 milionë euro Interit për shërbimet e belgut, dhe kjo gjë ka bërë që italianët të “mendojnë” për shitjen e tij, edhe pse kishin premtuar se nuk do të kishte më largime të mëdha nga klubi pas largimit të Achraf Hakimit.

Këtë gjë ia kujtuan edhe tifozët ultras të Interit, “Nerazzurrët” gjatë ditës së sotme. Ata para stadiumit “Giuseppe Meaza” shpalosën një pankartë me mbishkrimin: “Premtimet duhen mbajtur”, duke ia kujtuar drejtuesëve të Interit premtimin e bërë.

Ende nuk dihet nëse Interi do ta pranojë ofertën, por sipas mediave italiane ata mund edhe ta pranojnë shkaku i vështirësive financiare.


Shtuar 4.08.2021 18:46