Luis Enrique: Kërcënimet ndaj Moratas një krim, kroatët nuk duhet të prekin topin

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique u shfaq para kamerave për të folur për duelin e 1/8 ndaj Kroacisë e cila do të luhet në Copenhagen dhe gjatë fjalës së tij u ndal edhe në rastin Morata për të cilin tha se ka mbësthetjen e tij të plotë.

“Fyerjet, kërcënimet dhe urimet me vdekje për fëmijët mendoj se janë një krim ndaj dhe duhet të përfshihet policia. Morata është lojtar i rëndësishëm dhe për mua është shumë pozitive që të gjithë lojtarët mund të luajnë titullar”.

I pyetur për objektivin e Spanjës, trajneri tha se dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe se nuk ka asnjë synim tjetër ndaj Kroacisë vetëm fitore, fitore fitore.

“Ekipi është disi i lodhur nga udhëtimi, do të më pëlqente të luanim sërish në Sevilla por kemi ardhur në Copenhagen dhe duam të gëzojmë tifozët. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne që të kontrollojmë mesin e fushës dhe që kroatët të mos prekin top, mbi të gjitha Modriç e Kovaçiç nuk duhet ta kenë topin.Nesër me Kroacinë duhet vetëm të fitojmë, të fitojmë dhe të fitojmë, nuk kam asnjë dyshim për ekipin tim”.

Trajneri i “La Rojas”, përsëriti në fund se Spanja synon të fitojë trofeun e madh dhe garantoi se ekipi do të jape gjithçka në fushë ndaj Kroacisë.


Shtuar 27.06.2021 19:17