Pas ndeshjes mes Dinamos dhe Kukësit, e cila përfundoi me fitoren e verilindorëve 0-1, java e shtatë e kampionatit shqiptar vijon ditën e sotme me dy takime të ndara në dy fasha orare.
Kështu, në orën 13:45 do të luhet sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar, duke parë që skuadrat duan të dalin nga zona e ftohtë e tabelës.
Kurbinasit vijnë me ndryshime në këtë takim. Mirel Josa debuton ditën e sotme në stolin e Laçit. Ironia e fatit e vendos trajnerin kundër ish-skuadrës së tij që në të shkuarën fitoi 4 tituj kampion rresht, ndërsa sot do duhet ti mundë për të nisur me këmbë të mbarë aventurën e re.
Shkodranët u mundën 0-2 nga Kukësi javën e kaluar, dhe në këtë takim kërkojnë të reagojnë për të lënë pas krahëve atë humbje të rëndë.
Ndërkohë, bardheblutë nga ana tjetër vijnë me moralin e lartë, pas fitores në derbi 1-0 ndaj Partizanit. Pas 3 fitoreve radhazi, skuadra e Orges Shehit kërkojnë të stabilizojnë vazhdimësinë për një seri që konfirmon ambiciet e tyre madhore.