“Luajnë shumë ndeshje në shtëpi”, trajneri i Belgjikës tregon favoritin për Euro 2020

Belgjika nis nesër rrugëtimin e daj në Euro 2020, teksa trajneri Roberto Martinez ka komentuar rreth kompeticionit.

Tekniku thekson se Franca nuk është favorite, pasi sipas tij e favorizuar është Anglia që mund të luaj deri në gjashtë ndeshje në shtëpi.

“Nuk mendoj se Franca është favorite. Të gjitha janë të forta, por është e rëndësishme loja në skuadër. Franca luan kundër Gjermanisë, Portugalisë apo Hungarisë dhe ky mund të jetë një avantazh sepse pjesën të dytë të gurneut e përgatit në nivel të lartë.

Por, mund të jetë edhe një disavantazh sepse mund të kualifikohet e treta dhe të ketë një rrugëtim të vështirë. Për mua ka një favorite dhe ajo është Anglia, sepse ka mundësinë të luajë gjashtë nga shtatë ndeshje në shtëpi. Ky është një avantazh i madh”, u shpreh Martinez.


Shtuar 11.06.2021 16:21