Vinicius Jr, lojtari i sezonit në La Liga

Vinicius Junior, sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, u votua si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga nga Shoqata e Futbollistëve Spanjollë.

Pasi u rendit në vendin e 6-të në çmimin “Topi i Artë”, braziliani spikat sërish duke marrë një tjetër çmim individual, për të cilin votojnë futbollistët që luajnë në ligën spanjolle.

Gjatë sezonit të kaluar Vinicius Jr luajti 32 ndeshje për madrilenët, duke regjistruar 10 gola dhe 9 asistime./albeu.com

 


Shtuar 7.11.2023 14:15