Mauricio Pochettino ka përdorur 33 lojtarë që prej se mori ‘frenat’ e Chelseat, por një lojtar i ekipit është përjashtuar nga planet e teknikut argjentinas.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin francez Malang Sarr i cili është afër që t’i bëjë dy vite pa luajtur asnjë minutë me ekipin e parë.
Ndeshja e fundit e francezit ishte për Monacon në duelin ndaj Reims gjatë kohës sa ishte në huazim tek klubi francez, ndërsa në total kishte luajtur në 17 ndeshje.
Ata e kishin opsionin për të blerë kartonin e lojtarit për 15 milionë, por në fund Sarr eventualisht u rikthye tek Chelsea.
Sidoqoftë, 25-vjeçari e ka gjetur veten në harresë dhe është detyruar që të stërvitet me grupmoshat U21, ndërsa The Athletic ka raportuar se miqtë e tij janë të ‘shqetësuar’ për gjendjen mendore të tij.
Pasi u transferua nga Nice në 2020, Sarr është bërë një lojtar i harruar i Chelseat dhe kur Pochettino ishte pyetur për të në një konferencë në muajin gusht ai është përgjigjur: Kush?.
Një burim pranë lojtarit ka thënë: Unë kurrë nuk e kam parë atë në këtë gjendje. Kjo është hera e parë që e kam parë në një situatë të tillë. Ai po mundohet që të ndryshojë gjendjen e tij mendore, por është e vështirë kur nuk luan./Telegrafi/