Liverpooli fut në “radarë” yllin e Interit, bën gati 70 milion euro

Kampion i Italisë me Inter-in dhe kampion Europe me Italinë. Të gjithë të çmendur për Nicolo Barella.

Prej disa sezonesh tashmë, por veçanërisht në dy të fundit, mesfushori është mes më të mirëve në rolin e tij, në Serinë A dhe jo vetëm.

Kjo është arsyeja pse ish-ylli i Cagliari-t ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, kryesisht në Premier League.

Siç ka bërë të ditur La Repubblica, Barella ka përfunduar në shënjestrën e Liverpool, që është gati të paraqesë një ofertë prej 70 milionë eurosh për zikaltrit.

Për lojtarin interesohen edhe Manchester United dhe Chelsea që mund t’i hapë rrugën një ankandi.

Nëse do të bëhej me të vërtetë një ofertë e tillë, zgjedhja e Inter-it mund të komplikohej pavarësisht garancive të dhëna nga trajneri Inzaghi.

Pas shitjes së Hakimi-t te PSG, në shtëpinë zikaltër janë të shqetësuar për një tjetër shitje të dhimbshme.


Shtuar 14.07.2021 19:26