Liverpool gati të “rrëmbejë” gjermanin e Realit

Me dëmtimin e rëndë që Joel Matip pësoi në ligament, ai pritet që të mungojë gjatë. Edhe pse në dyshen e mbrojtjes së Liverpool janë Van Dijk dhe Konate, tek ky i fundit Jurgen Klopp nuk ka shumë besim dhe kërkon një lojtar të fortë dhe cilësor.

Antonio Rudiger është i preferuar i trajnerit gjerman dhe klubi anglez po “shtyn” fort për të siguruar shërbimet e gjermanit. Rudiger është në kontratë me Real Madrid deri më 30 qershor të vitit 2026 dhe madrilenët nuk mund ta lënë lojtarin që të largohet kaq lehtë.

Por nga ana tjetër, Liverpool që momentalisht është në vendin e parë në Premier League dhe po “lufton” në çdo kompeticion mund të tërheqë vëmendjen e Rudiger, me këtë të fundit që ka shanse dhe të rikthehet në kampionatin anglez.

Megjithatë, sipas mediave spanjollë, “Los Blancos” pritet që mos ta lëshojë lojtarin për më pak se 50 milionë euro. 30-vjeçarin mund ta bindë dhe vetë Klopp pasi të dy janë gjermanë, teksa mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve. /newsport.al/