LISTA/ Lojtarët më të shtrenjtë në botë, rritje e frikshme e Haaland

Surprizat nuk ndalen për lojtarin e Borusia Dortmund  Haaland, tashmë ai renditet si lojtari i dytë më i vlefshëm në botë.  Sipas standardit të futbollit  të KPMG,  e vlerëson sulmuesin norvegjez me shifrën prej 113 milion paund . Kjo mund të shkaktojë një tronditje në futbollin europian.

I pari që renditet është sulmuesi  i PSG  Kilian Mbappe, me vlerën prej 163 milion paund.  Një zgjatje e kontratës po e krijon edhe vonësën e transferimit të sulmuesit në një klub tjetër.

Ngritja e sulmuesit Haaland  vjen pas vitit mbresëlënës që ai pati, në kampionatin gjerman si dhe në ato ndërkombëtar.  Paraqitja e tij duke shënuar 43 gola në 46 paraqitje  ka abërë të mundur dhe marrjen e vlerësimit më të lartë  nga Football Benchmark në muajin shkurt.  Haaland ka lënë kështu pas sulmues  të tjerë si Harry Kane dhe Neymar duke u ngritur në vendin e dytë.

Sulmuesi anglez Rashford është i katërti me një vlerë  prej 104 milion paund në Old Trafford.

Sterling, i cili ka pasur një gjysmë të vështirë të sezonit të dytë në City me shumë kohë në stol, ka rënë në të pestin me 102 milion.

Neymar, i cili kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re me PSG, është i gjashti me 100 milion paund. De Bruyne i qytetit është i shtati, vlerësuar në 97 milion paund.


Shtuar 12.05.2021 15:16