Bruno Genesio, trajneri i Lille, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Real Madridit, e vlefshme për ditën e dytë të Champions League:
“Nëse hyn në fushë si viktimë dhe i thua vetes se ndeshja është e humbur, më mirë qëndro në shtëpi. Porn ë të njëjtën kohë duhet të tregohemi edhe realist, do të përballemi me klubin më të madh në botë”
“Jo skuadra më e mirë në botë, klubi më i madh në botë. Gjashtë fitore në Champions League në dhjetë vitet e fundit, është një spektakël. Para ndeshjes në këtë rast gjithçka duket e pabalancuar, por qëndron dhe fakti se ndonjëherë të vegjlit mund të mposhtin të mëdhenjtë”.