Liga e Konferencës, pesë gjyqtarë shqiptarë caktohen nga UEFA

UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë një ndeshje të vlefshme për Ligën e Konferencës. Bëhet fjalë për përballjen mes Djurgarden dhe Vitoria, që merr jetë më 24 tetor ora 18:45 dhe kryesor është Genc Nuza

Nuza do të ketë asistentë Edmond Zeqirin dhe Granit Hysenin, teksa arbitër i katërt është caktuar Ilir Mehmeti.

Në VAR qëndron si ndihmës Dardan Çaka për Sasha Stigman. Ky i fundit, gjerman, do të punojë për ndeshjen e së enjtes me pesë arbitra shqiptarë që përfaqësojnë Kosovën.


Shtuar 22.10.2024 17:02