Lidhja midis Ramos dhe Messit e distancuar, lojtarët nuk fshijnë dot eksperiencën 10 vjeçare të “El Clasico”

Leo Messi dhe Sergio Ramos të dy u larguan nga ekipet e tyre përkatëse në drejtim të PSG-së këtë merkato verore.

Messi dhe Ramos ishin rival në spanjë dhe mesa duket bashkimi i tyre në një ekip nuk i ka ngrohur mardhëniet. Ramos pak herë ka qënë në dhomat e zhveshjes për arsye të dëmtmit që ka patur që në fillim të sezonit, gjë që e cila e la jashtë fushave dhe ende nuk ka bërë debutimin e tij me klubin francez.

Ramos ka një mardhënie shumë të mirë me pothuajse të gjithë lojtarët por me Messin ende nuk po ndodh e njëjta gjë. Messi gjithashtu ka mardhënie të mirë me lojtarët veçanërisht me Di Maria , Neymar dhe Paredes.

 

“L’Equipe” ka zbuluar një frazë të një burimi që momentalisht është privat dhe fjalia e tij ishte : “ Nuk mund të harrosh kollaj 10 vite rivalitet midis tyre në “El Clasico”.

Tashmë Ramos ka lënë pas dëmtimin dhe i është rikthyer stërvitjes, ai bashkë me Messin do të shihen më shpesh në dhomat e zhveshjes dhe në stërvitjë kështu që ndoshta një shkëndijë do të bëjë që dy lojtarët të bëhen shokë./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 22:21