Legjendat e Realit fitojnë El Clasicon ndaj legjendave të Barcelonës (VIDEO)

Derbi më i madh botëror, El Clasico, ka ardhur në versionin e veteranëve dhe ka sjellë spektakël nga disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit përgjatë historisë.

Los Blancos u prezantuan me ikona, si Roberto Carlos,  Luis Figo e Alfonso Perez, teksa te katalanasit  luajtën Rivaldo, Javier Saviola, Deco e Ronaldinho.

Të lidhura

None found

Reali e fitoi me rezultat 3-2 këtë sfidë duke bërë një rikthim, pasi katalanasit  kishin krijuar të parët epërsi.

Ronaldinho dëshmoi se akoma nuk i ka humbur cilësitë, ndërsa ishte pikërisht braziliani që e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë.

Reali e barazoi rezultatin me golin e Pedro Munitis, i cili më pas asistoi te Alfonso Perez dhe ky i fundit i kaloi mbretërit në epërsi.

Jofre Mateu realizoi nga një kënd shumë i vështirë për t’i barazuar sërish shifrat e dy rivalëve të përbetuar.

Reagimi i Realit ishte i menjëhershëm dhe Ruben de la Red shënoi golin më të bukur të mbrëmjes për fitoren e Los Blancos.


Shtuar më 20.07.2021 23:41

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş