Nga Bilbao, ku kombëtarja argjentinase po përgatit finalen e Ëembley kundër Italisë, Lautaro Martinez, për “Tyc Sports” ka folur rreth kombëtares së tij dhe Dybala.
Është një ndeshje e rëndësishme, me një rival të klasit A
“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, për atë që përfaqënson rivali, përveç faktit që ai është jashtë Botërorit. Ne i dimë karakteristikat e tyre, lojtarët janë kurndështarë të nivelit të lartë.
Na pret një test shumë i rëndësishëm për të parë se ku jemi. Ne duam të testojmë veten, duke luajtur kundër ekipeve evropiane që nuk na është dashur të përballemi në këtë kohë të vështirë që po kalojmë për shkak të pandemisë, do të jetë e rendësishme për ne dhe për popullin tonë.
Por edhe ne jemi shumë të qetë me punën që po bëjmë. Kemi disa vite me trajnerin duke kërkuar një ide dhe një identitet dhe po e vemë në praktikë. Rezultat shihen sepse po luajmë shumë mirë dhe po shënojmë gola.”
E lexuat çfarë tha Mbappe? Ai tha se kualifikimet në Amerikën e Jugut nuk janë aq të organizuara sa në Evropë, se atje janë më mirë.
“Po, e pashë atë që tha, por Argjentina dhe Brazili kanë lojtarë të nivelit të lartë. Brazili, si ne, ka shumicën e lojtarëve që luajnë në Evropë. Mendoj se ishte një deklaratë e padrejtë.”
Çfarë mendoni për Grupin e Katar 2022 me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë?
“Ata do të jenë rivalë shumë të vështirë në Kupën e Botës, për mua do të ishte hera e parë. Shpresojmë që të jem në mesin e skuadrave. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë, të përdorim çdo miunutë që kemi së bashku për të marrë më të mirën dhe të përpiqemi të jemi në formën më të mirë në Katar.”
Si e trajtoni faktin që ku është Botërori juaj i parë? I shqetësuar?
“Pak po. Është një ëndërr që e kam pasur që i vogël. Unë flas vazhdimisht për këtë me familjen time, ata janë të gjithë tifozë futbolli. Nëse tashmë mendoj se çfarë mund të bëhet, jam në ankth. Shpresoj që të lë një shenjë të mirë.”
Sa herë e keni ëndërruar të jeni në gjendje të bërtisni pas një goli në një Kupë Bote?
“Këto janë ëndrra që ti i ke gjithmonë. Para se të ëndërroja të bëhesha profesionist, sot jam disa muaj larg kësaj, shpresoj të realizohet në mënyrë që të ndihmoj shokët e skuadrës.”
Si vjen Argjentina në këtë ndeshje? A ka rëndësi të jesh i pamposhtur?
“Jemi shumë të lumtur me të tashmen, kemi fituar Kupën e Amerikës, rezultatet po vijnë dhe po punojmë më me qetësi dhe besim. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.”
Keni folur me Dybala tani që është pa ekip? Jeni përpjekur ta bindni të vijë tek Interi?
“Ne nuk e kemi prekur këtë temë. Kemi folur për shumë gjëra, situatën e tij dhe gjithçka, por ai sot mendon për kombëtaren dhe e ardhmja e tij do të vendoset kur të mbarojë ndeshja ndaj Italisë. Ai është një lojtar me shumë cilësi, personalitet dhe shpresoj të luajë aty ku ai ndjehet më i lumtur.”/ h.ll/albeu.com