Largimi i Calhanoglu, Milani ka gati 2 emrat për të zëvendësuar turkun

Për Milanin është momenti për të ndryshuar kurs pas fundit të historisë me tradhëtinë e Hakan Calhanoglu që kaloi te Inter. Kuqezinjtë shpresonin që trekuartisti turk në fund të pranonte ofertën prej 4 milionë eurosh në sezonin për rinovimin, por sulmi i Marotës në kërkim të zëvendësuesit të Eriksen mbylli cështjen me lojtarin që zgjodhi Interin, dhe kërkimi i zvendësuesit tani është një detyrë për Maldinin. Kuqezinjtë nuk kanë ngut dhe do të presin korrikun e gushtin për një strategji të qartë, të përfitojnë nga lojtarët që do të largohen nga skuadrat e mëdha të Europës për të përsëritur një operacion si ai i Tomori-t.

Fillimisht  emri më i nxehtë për të zëvendësuar Calhanoglu ishte ai i Mattia Zaccagni-t, 26 vjecarit të Veronës por me kalimin e orëve është kuptuar se bëhet fjalë për një alternativë dhe jo për lojtarin e preferuar. Kjo pasi në diskutimet mes Milanit dhe Realit të Madridit për Brahim Diaz ka dalë në pah edhe emri i Dani Ceballos, por për të arritur te ai spanjollët duhet të tregohen të gatshëm për një huazim. Okazioni nga Premier League ndërkohë mund të jetë Hakim Ziyech, 28 vjecari i Chelsea-t që me mbërritjen e Tuchel në stol ka gjetur shumë pak hapësira.


Shtuar 22.06.2021 13:57