E zhdukur prej 1 muaji, gjendet kufoma e gruas

Kufoma e dekompozuar e një 63-vjeçareje është gjetur në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë.

Policia njofton se bashkëshorti i të ndjerës kishte bërë kallëzimin për largimin nga banesa të bashkëshortes që në muajin shkurt.

Njoftimi i plotë:

Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes. /albeu.com/

Shtuar 18.03.2021 06:03