Laporta: Shpresojmë që De Jong të qëndrojë me ne

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli për të ardhmen e Frenkie de Jong.

“Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam që ai të qëndrojë, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Por është e qartë se ne kemi nevojë për financa dhe lojtarët duhet të mësohen me këtë gjë. Jemi duke u përpjekur t’i bëjmë këta lojtarë të kuptojnë se cili është realiteti i klubit, i cili ka një buxhet pagash për të ulur me 40%.

Duhet të bëjmë përpjekje për të gjithë. Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur holandezin dhe shpresojmë që lojtari të bëjë të njëjtën gjë”, është shprehur numri 1 i Barcelonës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.07.2022 20:15