Sipas mediave pranë klubit të Evertonit, sulmuesi në pronësi të Chelseat, Armando Broja, mund të jetë goditja e duhur e verës.
Lojtari kërkohet nga Frank Lampard, pasi anglezi ka qenë edhe trajneri kur Broja ka debutuar me fanellën e bluve të Londrës.
E ardhmja e tij në Londër nuk është e sigurt.
Sipas “Sky Sport”, ka një mori klubesh që kërkojnë shërbimet e tij për 25 milionë paund (mbi 29 milionë euro).
Por nga ana tjetër, trajneri i Sauthemptonit është shprehur se Brojës i pëlqen këtu dhe do të bëjnë gjithçka që ta mbajnë.
Siç raportojnë mediat angleze, Dean Jones ka thënë se Lampard do të fillojë bisedimet me drejtuesit e Chelseat, duke qenë se ka marrëdhënie të mira, për të sjellë tek Evertoni Armando Brojën.
“Broja? Nuk ka asnjë mundësi që Lampard të mos hyjë në bisedime me ish-klubin e tij. Ai e njeh shumë mirë atë, i ka dhuruar debutimin me atë fanellë”, thotë Jones, që beson se Lampard shumë shpejt do të flasë për sulmuesin shqiptar.