Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, me të cilin ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim, vëllai i tij, Gani Thaçi, deklaroi se aktgjykimi do të dërgohet në Apel.
Të lidhura
None found
“E presim Apelin”, u shpreh ai.
Gani Thaçi e përcolli nga shtëpia familjare në Burojë të Skenderajt vendimin për vëllain e tij, si edhe për tre ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Selimi.
Me 25 vjet burgim, njësoj si Hashim Thaçi, u dënua edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli mori 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi 13 vjet.
