Lladrovci: Aktgjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së e shndërroi drejtësinë në padrejtësi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar i tronditur pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vlerësuar se rezultati i vetëm i drejtë do të ishte shpallja e tyre të pafajshëm.

Të lidhura

None found

Vendimin ai e ndoqi së bashku me qytetarët në sheshin e Drenasit. Sipas Lladrovcit, për popullin e Kosovës ish-udhëheqësit e UÇK-së vazhdojnë të jenë të pafajshëm.

“Drejtësia sot u bë padrejtësi! Heronjtë tanë të luftës dhe paqes kanë qenë, janë dhe përgjithmonë mbesin të pafajshëm. Jam shumë i tronditur nga vendimi. Pafajësia është vendimi i vetëm i drejtë”, ka shkruar ai.

Lladrovci ka deklaruar se akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kanë rënë, ndërsa ka theksuar se synimi i pjesëtarëve të UÇK-së ishte çlirimi i Kosovës.

“Çlirimi dhe liria ishin qëllimi i vetëm i çlirimtarëve”, është shprehur ai, duke nënvizuar se rruga drejt lirisë ishte e vështirë dhe se pa mbështetjen e aleatëve dhe ndërhyrjen e NATO-s ajo nuk do të ishte arritur.

Sipas kryetarit të Drenasit, përpjekjet e shteteve jomiqësore për ta paraqitur UÇK-në si organizatë kriminale kanë dështuar.

“Adresa e vetme e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë është Serbia”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka kërkuar që kundërshtimi i vendimeve, të cilat i cilëson si të padrejta, të vazhdojë të jetë prioritet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe të institucioneve të Kosovës.

“UÇK-ja është vetë liria, liria nuk gjykohet”, ka përfunduar Lladrovci.


Shtuar 16.09.2026 12:38

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel