Avni Islami u kërkon qytetarëve qetësi dhe unitet pas vendimit të Hagës

Pas verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë, maturinë dhe unitetin.

Të lidhura

None found

Islami ka nënvizuar se vendimi nuk përbën një përfundim të procesit, pasi do të përdoren të gjitha mundësitë ligjore për ankimim.

Ai ka shprehur bindjen se drejtësia do të triumfojë dhe se krerët e UÇK-së do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre gjatë procedurave të mëtejshme.

Profesori u ka kërkuar qytetarëve të mos ndikohen nga provokimet, emocionet apo reagimet e pamenduara, të cilat mund të cenojnë stabilitetin dhe dinjitetin e Kosovës.

Sipas tij, çdo përçarje apo veprim i pakontrolluar mund të shfrytëzohet nga ata që synojnë destabilizimin e vendit.

Islami ka apeluar që të ruhet Republika e Kosovës, e ndërtuar përmes sakrificave të mëdha dhe gjakut të dëshmorëve e luftëtarëve të UÇK-së.

“Të dashur vëllezër dhe motra, të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, pas verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë, ju bëj thirrje për qetësi, maturi dhe unitet. Ky vendim nuk është përfundimtar dhe e drejta për ankimim do të ndiqet nëpërmjet të gjitha rrugëve ligjore. Ne besojmë te drejtësia dhe te pafajësia që krerët e UÇK-së do ta dëshmojnë në proceset e ardhshme”, ka deklaruar ai.

“Në këto rrethana të ndjeshme, askush të mos bëhet pjesë e provokimeve, emocioneve apo veprimeve që mund ta dëmtojnë Kosovën. Ata që synojnë destabilizimin e saj do të përpiqen të përfitojnë nga çdo ndarje dhe reagim i pamatur. Prandaj, le të ruajmë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin tonë”, ka vijuar Islami.

“Përgjigjja jonë në këto momente duhet të jetë maturia, uniteti dhe besimi te drejtësia. Kosova është më e madhe se çdo vështirësi. Ta mbrojmë së bashku 🇽🇰🇦🇱”, ka përfunduar thirrjen e tij Avni Islami.


Shtuar 16.09.2026 12:36

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel