Sulmuesi Ousmane Dembele do jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Francës në ndeshjen finale ndaj Kombëtares së Portugalisë.
Dembele hyri si zëvendësues në ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë, ku pësoi lëndim në gju.
Media e njohur francez L’Equipe, ka njoftuar se sulmuesi i krahut nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Portugalisë.
Shkaku i lëndimit, Dembele do humbasë ndeshjen ndaj Kampionit të Evropës, por do rikthehet në raundin 1/16, në rast që Franca do kualifikohet.
Franca ndeshjen ndaj Portugalisë do ta zhvillojë këtë të mërkurë, aty ku do mësohet se në cilën pozitë do të renditën./