“Lajmet nuk janë pozitive, dëmtimi është i rëndë”. Kështu Antonio Conte njofton mungesën e gjatë të Cristian Romeros. Mbrojtësi i Tottenhamit u dëmtua në kombëtare dhe do të qëndrojë jashtë për disa muaj.
“Do të duhet pak kohë para se ta shohim përsëri në fushë, sigurisht vitin e ardhshëm. Do të duhet të kontrollojmë dëmtimin e tij javë pas jave, por dëmtimi është serioz. Ai ka nevojë për shumë kohë për t’u rikuperuar. Është lajm i keq sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, dëmtimi është shumë i rëndë. Koha? Janar, shkurt, nuk e di. Por për 2021 ai sigurisht ka përfunduar së luajturi./h.ll/albeu.com