Laçi ka bërë zyrtare, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, emërimin e trajnerit të ri dhe stafit teknik. Nga sezoni 2026-2027, drejtimin e skuadrës kurbinase do ta marrë Qatip Osmani.
Tekniku në fjalë njihet për punën e tij te Vllaznia dhe bardheblutë e Shkupit, ndërsa arritjet më të mëdha i ka regjistruar me Shkëndijën e Tetovës, ku ka fituar 3 tituj kampion dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Në stafin e ri, rolin e zëvendëstrajnerit do ta mbajë Bashkim Livoreka, ndërsa Kastriot Rama do të jetë trajner i portierëve.
Pas triumfit në Kategorinë e Parë sezonin e kaluar, Laçi ka siguruar rikthimin në Superiore, pra në elitën e futbollit shqiptar.
Për bardhezinjtë, synimi kryesor në sezonin e ri lidhet me mbijetesën në Superiore, në një kampionat që pritet të jetë shumë i fortë, sidomos duke pasur parasysh se te Laçi janë regjistruar shumë largime me peshë.
