Shqipëria i përgjigjet Zelenskyt për Kosovën: Krahasimi me Ukrainën është i gabuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Beograd konfirmoi se Ukraina vijon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Përmes qëndrimit të saj, Tirana zyrtare rikonfirmoi njëkohësisht mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për sovranitetin e pavarësinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Jashtme, çdo krahasim ndërmjet Kosovës dhe zhvillimeve në Ukrainë është i pavend, oportunist dhe krijon një perceptim thellësisht mashtrues.

Institucioni shqiptar nënvizon se rasti i Kosovës mbështetet në rrethana të veçanta historike, politike dhe juridike.

Në argumentimin e saj, Shqipëria sjell në vëmendje opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vitin 2010 arriti në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në të kundërt, agresioni rus ndaj Ukrainës përkufizohet nga Ministria e Jashtme shqiptare si një çështje tërësisht tjetër dhe si shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e së drejtës ndërkombëtare.

MEPJ vlerëson se ndërtimi i një Ballkani Perëndimor paqësor, të qëndrueshëm dhe evropian kërkon që të pranohet realiteti dhe karakteri i pakthyeshëm i pavarësisë së Kosovës.

Në deklaratë theksohet se shtetësia e Kosovës ka ndihmuar stabilitetin në rajon dhe përfaqëson pjesë të një të ardhmeje ku kufijtë nuk ndryshohen përmes forcës, ndërsa popujt dhe komunitetet kanë mundësi ta përcaktojnë rrugën e tyre në kushte paqeje dhe sigurie.

Shqipëria vë në dukje gjithashtu se Kosova dhe Serbia janë pjesë e së njëjtës perspektivë evropiane. Sipas saj, normalizimi i raporteve dypalëshe duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë, një zhvillim që do t’u shërbente të dyja vendeve dhe të gjithë rajonit.

Tirana zyrtare argumenton se një marrëveshje e tillë nuk do ta dobësonte Serbinë. Përkundrazi, njohja e ndërsjellë do të mundësonte mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së afërt të rajonit, duke krijuar kushtet për pajtim të mirëfilltë, fqinjësi të mirë dhe paqe afatgjatë.


Shtuar 9.08.2026 11:31

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş