Korça dhe tifozët bardhekuq vajtojnë Joan Zukon, “Ujkun e Dëborës” të tribunave

Humbja e jetës së 20-vjeçarit Joan Zuko në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës ka tronditur jo vetëm opinionin publik, por edhe komunitetin sportiv. Tifozeria e Skënderbeut dhe grupimi i njohur ultras “Ujqërit e Dëborës” kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të një prej mbështetësve të tyre më të flaktë.

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetet sociale, faqja e ultrasve bëri të ditur lajmin e dhimbshëm. Në mesazh nënvizohet se nuk është shuar thjesht një tifoz, por një njeri që dashurinë për klubin bardhekuq e jetonte me gjithë shpirtin dhe çdo ndeshje e përjetonte si finalen e jetës.

Të lidhura

None found

“Sot Skënderbeu dhe gjithë tifozeria ‘Ujqërit e Dëborës’ humbën një nga tifozët e tyre më të zjarrtë… Zëri yt do të mungojë në tribuna, këngët dhe brohoritjet e tua nuk do të dëgjohen më mes turmës, por pasioni që le pas nuk do të harrohet kurrë”, thuhet në reagimin e tifozerisë.

Duke kujtuar përkrahjen e tij të palëkundur si në ditët e mira, ashtu edhe në periudhat e vështira, tifozët shprehën mirënjohjen e tyre dhe theksuan se Korça ka humbur një zemër bardhekuqe. Ultrasit u zotuan se do të vazhdojnë të këndojnë dhe ta ngrenë flamurin edhe për të, në mënyrë që kujtimi i këtij “Ujku të Dëborës” të mbetet përgjithmonë i gjallë dhe pjesë e tribunës.


Shtuar 9.08.2026 11:17

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş