Inter po punon që ta përforcojë skuadrën me një poker blerjesh, sipas Gazzetta dello Sport.
Është i sigurt kthimi në bazë i Federico Dimarco-s, xhol i rëndësishëm që mund të përdoret në një mbrojtje me tre lojtarë, por edhe si mesfushor krahu.
Më pas duhet të mbushen tri boshllëqe: ai që pritet të lërë Hakimi në të djathtë, ai i mesfushorit të majtë dhe ai i zëvendësit të Lukaku-t.
Felip ka edhe një vit kontratë me bardhekaltrit dhe një rrogë që përputhet me filozofinë e re të klubit.
Për sa i takon krahut të djathtë, emri i parë i listës është Emerson Royal i Barcelona-s. Për krahun e majtë pëlqehet gjithmonë Emerson Palmieri i Chelsea-t.
Një poker për të qenë konkurrues në Itali dhe për të synuar të paktën kalimin e fazës me grupe në Champions League.